Takimet e Salianjit dhe Alimehmetit, ja si i komenton Belind Këlliçi

10 Dhjetor 2025, 22:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimet e Salianjit dhe Alimehmetit, ja si i komenton Belind Këlliçi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në studion e “Off the Record”  komentoi takimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, “nuk ka asgjë të keqe” dhe se te PD ekziston mendimi ndryshe.

“Edhe dje më pyetën se çfarë mendimi kisha që Salianji dhe Alimehmeti ishin në foltoren e PD-së. Çfarë mendimi mund të kem që një anëtar Kryesie i PD dhe një anëtar i Këshillit Kombëtar që janë në aktivitetin e partisë së tyre.

Është krejt normale. I kam përcjellë të gjitha zhvillimet dhe vijoj të them që ndryshe nga Partia Socialiste, në Partinë Demokratike prevalon mendimi ndryshe, debati, qasja e kundërt…”, tha Këlliçi.

“Kur ka debat apo mendim ndryshe në PD, nuk shqetësohem. Do të shqetësohesha po të ishin të gjithë në rresht për një, po të ishin ushtarë, si në PS.

Por, më bën përshtypje që edhe zoti Braçe shpreh kritika ndaj kolegëve të mazhorancës, por nuk bëhen emisione për mendimin ndryshe në PS”, shtoi Këlliçi.

Kur u pyet nëse ka kosto për opozitën kjo që po ndodh, Këlliçi u përgjigj: “Qytetarët shqetësohen për rritjen e çmimeve, taksave, dhe do kishin interes për të kuptuar çfarë mendon ndryshe PD-ja për këto probleme.

Të flasim për të vërtetat që i shërbejnë qytetarëve dhe opinionit publik. Kemi kaluar 4 vite duke folur për zhvillimet në PD, për debatet e diskutimet. Të vazhdojmë prapë? Ai kapitull është mbyllur. Ka më vlerë të flasim për çështje që prekin xhepat e qytetarëve në debatin e përnatshëm nëpër studio”.

Po ndodh...

ide