Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor 2025, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës së nesërme.

Lala u shpreh se beson se ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë.

Më tej, ajo shtoi se beson se ndërkombëtarët e kanë një prokuror të preferuar, për të qenë në krye të SPAK.

“Ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Kemi katër kandidatë dhe është një grua kandidate. Kemi Adnan Xholin, që është prokuror karriere. Klodian Braho gjithashtu është prokuror karriere. Elvin Gogaj ka punuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas u kthye në SPAK. Nesër në KLP do të ketë shumë diplomatë. Ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me kujdes procesin. Secili kandidat do të flasë për çështjet më të rëndësishme që ka hetuar. Pasi të përfundojnë intervistat, KLP do të bëjë votim të hapur.

Nëse ka balotazh, votohet sërish. Nesër do kemi pasuesin e Altin Dumanit. Përfaqësuesit e ambasadës amerikane janë shumë të pranishëm. Ndërkombëtarët e kanë parë SPAK-un si institucion shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Të huajt kanë një preferencë. Ndërkombëtarët duan një person, që nuk është i lehtë të arrihet nga politika”, tha Lala.

 

Po ndodh...

ide