Adriatik Lapaj tregon ftesën që mori: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

10 Dhjetor 2025, 22:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Adriatik Lapaj tregon ftesën që mori: Edi Rama ka kërkuar në

Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, në një lidhje direkte nga sheshi para Kryeministrisë me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar në Qershor “që të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë”.

“Gazetarët e dinë mirë, gjithë Tirana e di mirë, që pushteti në muajin qershor ka kërkuar që ne të bëheshim pjesë dhe palë e një qeverie me bazë të gjerë dhe unë kam refuzuar plot dy herë”, tha Lapaj.

“Telenovela e shëmtuar e verës ka qenë më pas çmimi që më është dashur të paguaj, të shkruar nga skenaristi dhe të luajtur nga regjisori Edi Rama”, shtoi Lapaj, i cili theksoi se nëse Avokat i Popullit zgjidhet Endri Shabani, nuk do të pranohet në protestë, sepse, sipas tij, nuk plotëson kriteret për të qenë Avokat Populli i denjë.

Lapaj deklaroi më tej se policia nuk lejon çadra që të qëndrojnë protestuesit sepse, sipas tij, Edi Rama ka frikë mos “Tirana mbushet me çadra kampingu nga protestuesit”

 

Po ndodh...

ide