VIDEO/ Do rikandidojë sërish për President, por Bidenit nuk i mbajnë këmbët, rrëzohet keq

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë në skenë teksa shpërndante diplomat në Akademinë e Forcave Ajrore në Kolorado.
Komandanti i përgjithshëm i forcave amerikane u pengua dhe ra në gjunjë. Më pas u ngrit përsëri në një incident që ngjalli shumë shqetësim për moshën e tij.
82-vjeçari është presidenti më i vjetër i SHBA që kërkon një mandat të dytë.
Ai u ndihmua nga zyrtarë të Forcave Ajrore kur u rrëzua në tokë. Presidenti më pas u largua pa ndihmë.
Ai tregoi një thes me rërë në skenë mbi të cilin u duk se u përplas.
Biden ra nga shkallët teksa hipte në avionin Air Force One vitin e kaluar dhe më pas u rrëzua me biçikletë pranë shtëpisë së tij në plazh në Delaware. Ai nuk u lëndua në asnjërën nga incidentet.
Një reporter që udhëtonte me presidentin në Kolorado tha se Biden po kthehej në vendin e tij kur ra. Ai u duk se u pengua në një qese rëre të zezë në skenë. Biden u pengua edhe kur vizitonte faltoren Itsukushima në Hiroshima të Japonisë.
-
-
-
Kurti ia bën të ditur SHBA-së: Mua më ka zgjedhur populli dhe jo JU!
1 Qershor, 21:00
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



