Trajneri i frikësoi të gjithë, Nedim Bajrami shfaqet me mesazh të qartë për dëmtimin

16 Dhjetor 2025, 19:35 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i frikësoi të gjithë, Nedim Bajrami shfaqet me mesazh

Nedim Bajrami ishte pafat te Rejnxhërs, pasi më 6 dhjetor e nisi pas shumë kohësh si titullar dhe në përfundim 21 minutave u largua i dëmtuar. Trajneri Dani Rohl i shqetësoi të gjithë më pas duke lënë të kuptohet se dëmtimi është më i rëndë, nga se pritet.

Së fundmi, Bajrami është ai që jep sinjale rikthimi. “Së shpejti”, shkruan futbollisti i Kombëtares shqiptare.

26-vjeçari e pati këtë vit një sprovë të vërtetë. Vetëm te Kombëtarja u aktivizua rregullisht.

Shumë prisnin largimin e tij në janar, ndërsa Bajrami është shprehur me fokus të plotë te Rejnxhërsi.

Po ndodh...