Dhuna e kunatit të Ergys Agasit ndaj 2 punonjësve të IKMT-së, Afrim Qendro shkarkon nga detyra Klesti Çelën dhe Ervin Bixhën

3 Mars 2026, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhuna e kunatit të Ergys Agasit ndaj 2 punonjësve të

Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën dhe Ervin Bixhën. Ky i fundit mbante pozicionin e këshilltarit pranë kryeinspektorit të IKMT-së.

Vëllai i Elgert Bixhës ishte i përfshirë në dosjen “Agasi”.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas debatit të djeshëm, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas incidentit të rëndë, mësohet se Çela ka shkuar në zyrën e Drejtorit të IKMT Afrim Qendro, ku ka kërkuar dorëheqjen.

Po ndodh...

ide