E vërteta e një paniku/ Muxhahedinët në Shqipëri: Irani nuk ka kapacitete të na godasë!

3 Mars 2026, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

E vërteta e një paniku/ Muxhahedinët në Shqipëri: Irani

Kampi “Ashraf 3” në Manzë, ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, ku flitet për mundësinë e një sulmi me raketa nga Irani, ndaj kampit të MEK.

Në reagimin zyrtar, zëdhënësit i këtij kampi Shahriar Kia, ka deklaruar se Irani nuk ka gjasë që ti godasë, ndërsa sipas tij, raportimet për një sulm të mundshëm janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian.

Ai shton se edhe nga ana teknike, është e pamundur që të mbërrijnë raketat e hedhura nga Irani në vendin tonë.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian.

Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt. Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia.

Po ndodh...

ide