Berisha: Rama nuk i heq imunitetin Ballukut me 300 apartamente, 15 markete dhe 2-3 vila në Dhërmi

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte pasditen e sotme në foltoren e radhës me demokratët e Durrësit.
Berisha u ndal në fjalën e tij edhe te Belinda Balluku, së cilës Rama nuk i heq imunitetin dhe ka 3 muaj që mban vendin peng megjithëse u kap duke vjedhur.
Berisha shton se Balluku me 300 apartamente, 15 market dhe 2 apo 3 vila në Dhërmi u lavdëruar nga Rama se ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
Berisha: Jemi në momentin më kritik. Që të kapet duke vjedhur, që të dalin dokumentet duke vjedhur, dhe ka 3 muaj që e mban vendin peng dhe nuk i heq imunitetin asaj që të regjistruar 300 apartamente, 15 markete, 2 3 vila në Dhërmi. Pa llogaritur në Greqi dhe vende të tjera.
Dhe para dy ditësh u tha ju dhe çdo shqiptar se kjo ka bërë punë të jashtëzakonshme. Nuk ka njeri të ketë vjedhur sa ajo në emër të Edi Ramës. Tani vjen një moment që çdo njeri duhet të shtrojë pyetjen çfarë do bëjë? Do pranojë që këto njerëz në pushtet për të më mbrojtur nga vjedhjet, për shërbimet më të mira, për të garantuar të drejtat e mia, këta njerëz bëjnë ligjin që të vjedhin çdo ditë. Të tillë nuk e ka bërë kush kurrë. Nuk kam dëgjuar kurrë, që të ketë qeveri që pasi kapet hajdute, të nxjerrë ligjin se nuk mund të kapet. A mund të presim ne nga kjo organizatë kriminale, kryetar i kësaj organizate të presim zgjidhje? Çdo ditë që kalon më keq për ne bëhet. Të përballemi dhëmbë për dhëmbë dhe ta nxjerrim nga pushtetit.
Gjithë fushatën e bëri me integrimin europian. Tani thotë jo, nuk ka nevojë të shkojmë aty. Merr dhe Vuçiçin si dëshmitar. A do lejojmë të përcaktojnë fatin tonë kriminelë si Rama dhe Vuçiç. Kurrën e kurrës. Ky po të dojë të shkojë në Beograd. Për çfarë është Durrësi? Në shekuj ishte kryeura me perëndimin.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128