Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e tretë u nxit pasuritë e paluajtshme dhe turizm

16 Dhjetor 2025, 18:49 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e

Sektori i shërbimeve vijon tendencën pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke shënuar rritje si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim dhe paga, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shitjet neto në volum u rritën në pothuajse të gjitha aktivitetet e shërbimeve. Rritjen më të fortë e regjistroi aktiviteti i pasurive të paluajtshme me 38.0%, i ndjekur nga bar-restorantet me 10.6% dhe hotelet me 7.2%. Performancë pozitive shënuan edhe informacioni dhe komunikacioni me 8.1%, si dhe aktivitetet arkitekturore dhe inxhinierike me 4.6%. Ndërkohë, rritje më modeste u vërejt në shërbimet ligjore dhe të kontabilitetit, me vetëm 0.2%.

Edhe tregu i punës në sektorin e shërbimeve paraqitet në përmirësim. Punësimi u rrit më së shumti në hotele me 7.3%, tregti me shumicë dhe pakicë me 4.4%, si dhe në transport, magazinim dhe postë me 3.9%. Përjashtim bën aktiviteti i sigurimit dhe hetimit, ku punësimi shënoi ulje prej 1.1%.

Pagat njohën rritje të ndjeshme në të gjitha aktivitetet, duke reflektuar presionin në rritje të kostove të punës. Rritjen më të lartë e patën hotelet me 26.2%, pasuritë e paluajtshme me 29.4% dhe tregtia me shumicë e pakicë me 14.5%. Rritje më e kufizuar u regjistrua në aktivitetet e sigurimit dhe hetimit, me vetëm 0.6%.

Të dhënat tregojnë se sektori i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike, i nxitur veçanërisht nga turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e lidhura me shërbimet urbane./SCAN

Po ndodh...