Shkëndija, Spahiu para Conference League: Japim maksimumin, besoj te skuadra

16 Dhjetor 2025, 18:14 / SPORT ALFA PRESS

Shkëndija, Spahiu para Conference League: Japim maksimumin, besoj te

Lojtari i Shkëndijës, Sebastjan Spahiu doli në konferencë para ndeshjes ndaj AEK Larnaca në Conference League.

“Ndjehem shumë mirë, jo vetëm për golin ndaj Slovan Bratislavës, por kam filluar të ndjehem mirë e më mirë, pasi e dinë të gjithë se nuk kam qenë në fazë përgatitore dhe tani e kam marrë veten mirë.

“Këto janë ndeshje që duhen shijuar. Për këtë kam ardhur në fazën kryesore të Ligës së Konferencës, por edhe për grupin. I falënderoj të gjithë çunat për mënyrën si më kanë pritur. Po ndjehem shumë mirë këtu”- Tha Spahiu.

Po ndodh...