SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lëvizja Bashkë të enjten protestë para Kuvendit: Të largohet Rama!

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se situata shënon një pikë kthese për qeverinë.
Në reagimin e tij, Qori bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga Lëvizja BASHKË, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 18:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se reagimi qytetar është i domosdoshëm përballë korrupsionit.
“Loja e Edi Ramës me pushtetin gjyqësor mori fund. SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut dhe arrestimin e saj.
Prej këtij momenti e tutje Rama ka vetëm dy rrugë: ose t’ia heqë imunitetin Ballukut dhe, për pasojë, të japë edhe vetë dorëheqjen si kryeministër, ose të përballet me mllefin e një populli të tërë.”, shprehet Arlind Qori, në videomesazhin e tij në rrjetet sociale.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128