Nga Salillari te Arbër Abazi e Sako, kush e ndau “tortën 160 mln USD” të Ballukut në Unazën e Tiranës

16 Dhjetor 2025, 17:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kryesor në pilotimin drejt kompanive të caktuara të të paktën 7 tenderave të lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Këtë të Martë (16 Dhjetor 2025), prokurorët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për Autorizimin e arrestimit të Ballukut, lëvizja më e rëndësishme kundër korrupsionit në Shqipëri.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, SPAK-u informon deputetët se kërkon autorizimin për arrestin e numrit dy të qeverisë, pasi dyshojnë se ajo ka manipuluar të paktën 7 procedura tenderuese. Këto dyshime i shtohen edhe akuzës, tashmë të ngritur ndaj Belinda Ballukut, për tenderin 180 milionë euro për Tunelin e Llogarasë.

Boldnews.al” ka kryer verifikimet në Buletinet zyrtare të Prokurimit Publik mbi procedurat tenderuese, për të cilat kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut.

Janë shtatë tendera, të zhvilluar në vitin 2021 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Gjashtë prej procedurave janë shpallur në të njëjtën ditë, në ditën e nxehtë të 13 Gushtit, ndërsa i fundit në Tetor të atij viti.

Në total, fondi limit për të shtatë procedurat e dyshuara fiktive është mbi 16 miliardë lekë të reja ose rreth 160 milionë USD.

Ndër fituesit, spikasin kompani, të cilat janë pjesë kryesore e “tortës” së fondeve publike. Mes tyre spikasin “Alko Impeks” e Arbër Abazit, “Salillari” e Pëllumb Salillarit dhe “2T”, me aksioner Artan Sakon, vëllain e kryebashkiakut të sapozgjedhur nga socialistët në Tepelenë, Gramoz Sako.

1.“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”

Fondi limit: 2.375.552.033 lekë të reja

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Pëllumb Salillar

2.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”

Fondi limit:2.485.599.781 lekë të reja

Fituesi: “4 A-M sh.p.k – Ed konstruksion sh.p.k – IDK konstruksion sh.p.k”

3.Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana

Fondi limit: 2.559.318.901 lekë të reja

4.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

Fondi limit: 2.096.958.794 lekë të reja

Fitues: Euroteorema Peqin shpk – “PE-VLA-KU” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk

5.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

Fondi limit:1.939.309.894 lekë të reja

Fitues: “G.P.G. Company” – ‘”Senka” shpk

6. Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

Fondi limit: 1.816.355.589 lekë të reja

Në foto: Arbër Abazi, pronar i “Alko-Impeks”

7.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Fondi limit: 2.353.597.373 lekë të reja

Fitues: ALKO-IMPEX General Construcion – 2 T/Boldnews

Po ndodh...