Tensionet në Kosovë/ Analisti zbardh skenarin e Vuçiç: Po përdor bazat më ekstremiste për të destabilizuar Veriun

1 Qershor 2023, 21:20 / KOSOVA ALFA PRESS

Tensionet në Kosovë/ Analisti zbardh skenarin e Vuçiç:

Analisti Skënder Perteshi ka theksuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç po përdor grupe ekstremiste për të krijuar destabilitet në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se ndërkombëtarët nuk e kanë Kosovën prioritet, por nga ana tjetër dëshirojnë që të mos kenë konflikte.

“Këtu grupet ekstremiste përdoren nga ana e Vuçiç për të krijua rnjë destabilitet sepse i përshtatet. Kështu që edhe për qeverinë e Kosovës është goxha e vështirë që të deklarohet që të largohen forcat policore dhe t’u lihet hapësira bandave kriminale, ekstremistëve të dhunshëm. Aktualisht ndërkombëtarët nuk e kanë Kosovën prioritet, por dëshirojnë që të mos kenë konflikte. Mendoj se vetëm stabiliteti nuk i përshtatet Kosovës. Duhet të ketë një zgjidhje dhe mendoj se zgjidhja është që t’i bëhet më shumë presion Serbisë”- theksoi ai.

 

Po ndodh...