SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, ja kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve

16 Dhjetor 2025, 17:33 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, ja kur do të

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe autorizimin për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Pas shqyrtimit në Këshillin e Mandateve, çështja pritet t’i kalojë seancës plenare të Kuvendit, e cila do të vendosë nëse do të miratojë ose jo kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

 

Po ndodh...