Endi Shabani si Avokat i Popullit, flagrancë e pazareve Rama-Berisha

Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit është një demonstrim i pastër i kapjes politike të institucioneve përmes marrveshjeve të fshehta Rama–Berisha.
Kontrasti mes asaj që Shabani pretendonte të ishte dhe asaj që përfaqëson sot është brutal.
Pak muaj më parë, ai dilte kundër sistemit, sulmonte establishment-in dhe refuzonte me zell t’i bashkohej një poli të tretë, duke e cilësuar Koalicionin Euroatlantik dhe Lulzim Bashën si pjesë të së njëjtës skemë të kalbur. Sot, pa asnjë shpjegim dhe argument politik të besueshëm, propozohet nga Berisha dhe votohet nga Rama. Ky lloj transformimi nuk është evolim politik, është kompromis i zhveshur nga parimet.
As procesi dhe as rezultati nuk kishin asnjë element të pavarësisë. Institucioni i Avokatit të Popullit, që duhet të jetë i pacenueshëm nga politika, u reduktua në një instrument pazari. Gara u përdor si fasadë, transparenca mungoi, dhe logjika e meritës u zëvendësua nga aritmetika e marrëveshjeve në prapaskenë.
Performanca e votimit ishte një skenar i konsumuar: deputetë që japin firma e pastaj i tërheqin për të krijuar tymnajën e radhës opozitare, bojkot taktik për të ruajtur imazhin, tension i fabrikuar në sallë, dhe në fund mazhoranca që jep votat vendimtare si gjithmonë. Kjo nuk është procedurë institucionale është teatër dhe hipokrizi politike.
Një hipokrizi politike që vijon të gërryejë aty ku mundet shtetin e së drejtës.
Rreziku është i qartë: Avokati i Popullit rrezikon të kalojë nga mbrojtës i qytetarëve në dekor legitimues të qeverisë. Një institucion i krijuar për të kufizuar abuzimet e shtetit, tani rrezikon të bëhet pjesë e arkitekturës së kontrollit politik.
Ndaj pyetja nuk është thjesht retorike, por thelbësore për funksionimin një prej institucioneve më të rëndësishëm të mbrojtjes së të drejtës së qytetarëve: A do jetë Endri Shabani avokat i popullit apo avokat i marrëveshjeve Rama–Berisha?
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
