Kurti: Në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale! Më shqetësuese është milicia fashiste në veri

Më shqetësuese se sanksionet e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja ushtarake “Europe Defender 2023”, sipas kryeministrit Albin Kurti është “milicia fashiste në veri”.
“Është shqetësuese (çështja e sanksioneve), është brengosëse, por më shqetësuese dhe më brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë në politikat qeveritare, në vendimet ekzekutive nuk ke opsione ideale, e shpeshherë as optimale. Pra, vendimet, opsionet ideale janë luks e nganjëherë madje edhe optimale”, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se beson që ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke u arsyetuar se aleatët janë dëgjuar kur është vendosur për t’i shtyrë zgjedhjet e madje edhe për çështjen e betimit të kryetarëve, ka thënë Kurti në KTV.
“Mirëpo, vend të punës tjetër nuk mund të ketë”, ka thënë ai.
Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës.
-
-
-
Kurti ia bën të ditur SHBA-së: Mua më ka zgjedhur populli dhe jo JU!
1 Qershor, 21:00 -
Që nga arrestimi/ Alqi Bllako filmohet për herë të parë në gjyq
1 Qershor, 20:51 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






