"Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli..."/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka bindur disa deputetë të PD për të firmosur pro kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.
Salianji tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe se nuk ka as njohje me Shabanin. Po kështu, ai deklaroi se me Klevis Balliun, nuk pi as kafe dhe jo më t'i kërkojë firmën.
Ylli Rakipi: Si është kjo puna e Avokatit të Popullit? Klevis Balliu tha më kërkoi Salianji të firmosja, por pastaj tha më kërkoi Ina Zhupa të firmosja...
Ervin Salianji: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotërinë. Firma është akt individual apo kolektiv? Nuk kam fare komunikim me Endri Shabani. Ai zotëria (Balliu) thotë ka lobuar ky, por firmat mi kërkuan këta.
Ylli Rakipi: Cinizmi shkoi deri aty sa u tha që donte Grida të ishte Shabani Avokat i Popullit dhe u lëshua Salianji të merrte firmat...
Ervin Salianji: Zotëria që tha sot publiksiht (Balliu), unë nuk ulem me atë njeri, nuk kam asnjë kontakt. Ka njerëz në PD që nuk ulesh, nuk e kam as mik, asnjë lidhje. Përgjegjësinë për firmën e ka vet. Ai thotë më loboi ky dhe më tha ajo (Zhupa). Saimir Korreshi tha publikisht, që na e ka kërkuar shoku Flamur. Berisha ka thënë ia kanë dhënë firmën sepse ia kanë dhënë si shkëmbim për mbështetjen për Florian Binajn. Ku hyj unë këtu? Pëse unë po them disa mendime në PD, më ngarkojnë këto, edhe zgjedhjet do dali që i kam humbur unë… Po ta them, nuk kam lidhje me Avokatin e Popullit, nuk kam asnjë firmë. Mendimi im ishte të mbështeteshin Ndregjoni, Kalaja, Haluci. PD ka një çoroditje strategjike, duhet të dilte me një emër. Ne kemi çuar para tre vitesh një emër, Ledio Brahon, si mund të çojmë 15 emra tani? PD me qëndrim zyrtar, po bën luftë me Soros, si firmosin për kandidaturën që ka punuar te Soros?
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
