Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Lezhë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Ruben Saraivan

3 Mars 2026, 10:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Lezhë, prokuroria kërkon burgim

Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur afro dy vjet, çështja ndaj shtetasit portugez Ruben Saraiva ka hyrë në fazën përfundimtare në Gjykatën e Lezhës. Prokuroria ka paraqitur sot kërkesën e saj, duke e cilësuar Saraivën si autorin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gjatë seancës, e cila u zhvillua për rreth një orë, përfaqësuesit e akuzës kërkuan dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, duke argumentuar se vrasja e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin ishte një akt i mirëorganizuar dhe me motive të qarta kriminale.

Sipas organit të akuzës, i pandehuri përballet me akuzën e “Vrasjes për shkak interesi ose hakmarrjeje”, si dhe me veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda lokalit te viktimes në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje. Prokuroria thekson se atentati nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar në detaje, me Saraivën që dyshohet se ka pasur rol vendimtar në realizimin e tij.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor janë administruar prova materiale, dëshmi dhe ekspertime, të cilat, sipas Prokurorisë, provojnë përfshirjen direkte të të akuzuarit në këtë krim që tronditi opinionin publik.

 

Po ndodh...

ide