“S’je bërë t’i të qash hallin e opozitës”, Mustafaj debat me Gjylin: Nuk kam turp të mbajë flamurin e PD

Analistja Arsejda Gjyli dhe Andi Mustafajt, ish-drejtues i Brain Gain në Partinë Demokratike u përplasën në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli. Përplasja nisi pasi Gjyli kritikoi mënyrën se si përfaqësues të opozitës, sipas saj, nuk shfrytëzojnë hapësirën mediatike për të ngritur kauza politike, por fokusohen në çështje dytësore.
Ajo u shpreh se protesta dhe aksioni opozitar nuk po trajtohen seriozisht, duke shtuar se kjo sjellje ndikon negativisht edhe në perceptimin e mazhorancës ndaj opozitës. “Mazhoranca nuk i merr seriozisht sepse këta nuk e marrin seriozisht as veten”, deklaroi Gjyli, shkruan A2 CNN.
Reagimi i Mustafajt ishte i menjëhershëm. Sipas tij, një kandidate e Partisë Socialiste po shfaq shqetësim për hallet e Partisë Demokratike. “E kam të pamundur të mos shoh ironinë që një kandidate e PS-së shqetësohet sot se si duhet të flasin përfaqësuesit e PD-së në studio televizive”, tha Mustafaj.
Gjyli u kundërpërgjigj duke theksuar se kritika e saj nuk kishte lidhje me përkatësinë politike, por me mënyrën e përfaqësimit publik dhe të drejtën për të ngritur pyetje. Ndërsa Mustafaj vijoi replikën duke u shprehur se ajo ndodhej në studio si “proksi”, ndërsa ai deklaroi hapur se flet me “flamurin e PD-së” dhe se nuk ka turp ta mbajë atë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
