Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump” në Serbi

15 Dhjetor 2025, 23:39 / BOTA ALFA PRESS

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka anuluar planet për të ndërtuar një hotel në emër të markës “Trump” në Serbi, pas një vale reagimesh dhe protestash publike.

Sipas The Wall Street Journal, Kushner dhe kompania e tij e kapitalit privat “Affinity Partners” kanë vendosur të heqin dorë nga projekti për rindërtimin e një ndërtesë në Beograd që ishte bombarduar nga NATO në vitin 1999, për ta kthyer në një kompleks luksoz me kulla të markës Trump.

Vendimi vjen pas presionit të fortë publik dhe padive ligjore, përfshirë një hetim ndaj një ministri serb dhe tre zyrtarëve të tjerë të përfshirë në projektin e diskutueshëm.

“Meqenëse projektet me kuptim duhet të bashkojnë e jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit, po tërheqim kërkesën tonë dhe po tërhiqemi në këtë kohë,” – tha një zëdhënës i kompanisë së Kushner.

The Wall Street Journal raportoi se ky vendim shënon fundin e menjëhershëm të një projekti të debatuar në të cilin Kushner kishte punuar për më shumë se dy vjet.

Ndërkohë, mediat amerikane shkruajnë se Kushner po kthehet sërish në rolin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar, duke marrë pjesë në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në përpjekjet për paqen në Gaza.

Përveç kësaj, ai vazhdon të drejtojë Affinity Partners, një fond me kapital privat prej 4.8 miliardë dollarësh, që investon globalisht dhe financohet kryesisht nga qeveri të Lindjes së Mesme. Firma është aktualisht pjesë e një marrëveshjeje rekord prej 55 miliardë dollarësh për blerjen e “Electronic Arts”, si dhe e financimit të ofertës për bashkimin e Paramount me Warner Bros.

Po ndodh...