Babis betohet si kryeministër në qeverinë e re të koalicionit çek

Qeveria e re e koalicionit çek – e udhëhequr nga miliarderi populist, Andrej Babis mori sot detyrën – me synimin për ta larguar vendin nga mbështetja për Ukrainën dhe për të hedhur poshtë disa politika kyçe të Bashkimit Evropian, sipas AP.
Presidenti Petr Pavel bëri sot betimin në Kabinetin në Kështjellën e Pragës, duke i dhënë fund koalicionit pro-perëndimor nën drejtimin e ish-kryeministrit Petr Fiala – që e bëri vendin një mbështetës të vendosur të Ukrainës dhe një strehë për qindra mijëra refugjatë ukrainas.
Babis, i zgjedhur kryeministër në dy qeveri nga viti 2017-2021, dhe lëvizja e tij ANO, fituan bindshëm në zgjedhjet e tetorit dhe ranë dakord të formojnë një qeveri koalicioni me dy grupe të vogla politike, partinë anti-migrante Liri dhe Demokraci e Drejtpërdrejtë dhe Partinë e Motoristëve të krahut të djathtë.
Partitë, të cilat mbështesin presidentin e SHBA-së, Donald Trump, krijuan një Kabinet me 16 anëtarë. ANO mban tetë poste dhe zyrën e kryeministrit. Partia e Motoristëve kanë katër vende dhe Partia e Lirisë, tre.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
