Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë feston sot 105-vjetorin

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë sot feston 105-vjetorin e themelimit të saj.
10 korriku i vitit 1920 çeli një kapitull të rëndësishëm e të përjetshëm në historinë e librave, periodikëve dhe trashëgimisë kulturore të vendit, përmes themelimit të institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend, Bibliotekës Kombëtare (BKSH).
Grumbullimi i fondit të kësaj biblioteke nisi me dhurimet e mandej përmes përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve të kohës për ta pasuruar koleksionin e saj.
Sot Biblioteka Kombëtare ruan një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh, inkunabulash të rralla, rreth 2900 antikuarë, hartash dhe kopjesh për çdo botim në Republikën e Shqipërisë.
Institucioni i BKSH, fton në këtë ditë të kujtojmë e reflektojmë mbi vlerat e pakrahasueshme të librit, leximit, studimit e mbi të gjitha, njohjes së historisë së kulturës sonë shkrimore.
Gjithashtu Biblioteka Kombëtare bën të ditur se do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në vijim të këtij përvjetori të rëndësishëm.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


