Sherr pas sfidës Elbasani-Vllaznia, ekipet “përplasen” në dhomat e zhveshjes, ndërhyn policia

Situatë kaotike në “Elbasan Arena” pas mbylljes së ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku diskutohej kreu i Superiores. Skuadra verdheblu fitoi 1-0 në një sfidë të mbushur me tension, që ka vazhduar edhe pas vërshëllimës përfundimtare.
Fillimisht lojtarët e Vllaznisë janë gjendur nën një rrebesh fyerjesh nga tifozët e Elbasanit, ndërsa më pas janë përfshirë edhe mbështetësit e Vllaznisë duke sjellë kaos në tribuna.
Polica ka ndërhyrë duke ndaluar disa tifozë shkodranë dhe kjo ka tensionuar edhe më shumë situatën me mbështetësit e tjerë të kuqebluve që u janë kundërvënë forcave të rendit në ambientet para stadiumit.
Situata nuk ka qenë më e qetë as në dhomat e zhveshjeve, ku dy skuadrat nuk kanë kursyer fjalët ndaj njëra-tjetrës dhe situata është tensionuar deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e policisë edhe aty për të qetësuar gjakrat dhe për të mbyllur një ndeshje e cila kaloi përtej sferës sportive.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


