U zhduk pa gjurmë i mituri në Tiranë pas sherrit me nënën, gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari

3 Mars 2026, 13:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

U zhduk pa gjurmë i mituri në Tiranë pas sherrit me

Një 11-vjeçar u raportua i zhdukur nga nëna e tij ditën e djeshme në zonën e Freskut, në Tiranë.

Fatmirësisht, i mituri është gjetur sot në Portin e Durrësit, ka bërë me dije për mediat mamaja e djalit.

Sipas burimeve paraprake, 11-vjeçari, Dritan Dema, kishte pasur një debat me nënën e tij një ditë më parë. Ai u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”, por nuk është paraqitur në orët e mësimit.

Pas shqetësimit për mungesën e tij, nëna ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, duke dorëzuar edhe foton e djalit për t’i ndihmuar në gjetjen e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, i mituri është lokalizuar dhe kthyer pranë familjes.

 

Po ndodh...

ide