Lamine Yamal më i “çmuari”, talenti katalanas lë pas Mbappe, Dembele jashtë “TOP 10”

Lamine Yamal konfirmohet si fenomeni i momentit në futbollin botëror. Talenti i Barcelonës kryeson renditjen e lojtarëve më të vlefshëm në botë, duke lënë pas emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.
Sipas renditjes së Football Benchmark, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, me një vlerë të vlerësuar prej 286.8 milionë eurosh (rreth 338 milionë dollarë). Mosha e tij vetëm 18 vjeç dhe performancat e tij aktuale kontribuojnë në pozicionin e tij. Pavarësisht moshës së re, Jamal tashmë mban fanellën me numër 10 për Barcelonën, është titullar për ekipin kombëtar spanjoll dhe përfundoi i dyti në Topin e Artë 2025.
Në vendin e dytë pozicionohet Kylian Mbappé, me vlerë 232.2 milionë euro (afërsisht 274 milionë dollarë).ndërsa podiumin e plotëson Erling Haaland.
Në dhjetëshen më të vlefshme gjejmë gjithashtu emra si Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Florian Wirtz, ndërsa bie në sy mungesa e Ousmane Dembélé, me “Topin e Artë” në fuqi, që mbetet jashtë top-10.
Një tjetër sinjal i qartë se brezi i ri po merr skenën dhe se Yamal, sot për sot, është simboli i ri i futbollit europian.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128