"Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg", Berisha: Prej një jave ka në dorë raportin për Ballukun, nuk e dorëzon në Kuvend! Rama të japë dorëheqjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Sipas Berishës, në momentin që Rama largohet nga posti rrezikon shumë vite burg. “Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite”, tha Berisha.
“Në emër të PD ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit. Rama qëndron në pushtet mbi krimin dhe drogën. Në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet, i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige ai përfundon, nëse për lubinë i tha 36 vjet burg, ju garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale. Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimumet, por Rama meriton 3 jetë ti kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë”, deklaroi kreu i PD.
Po ashtu, Berisha tha se prej një jave Rama ka në dorë raportin e PS për imunitetin e Ballukut, por nuk po pranon ta dorëzojë në Kuvend.
“Ndaj ai deri në këtë moment që po jap konferencën nuk ka dorëzuar në kryesinë e Parlamentit, raportin e tij për imunitetin e Ballukut, them i tij, sepse ai ka mbi një javë që e ka në dorë. Pra është Rama që bllokon dërgimin e raportit të anëtareve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për tu futur të enjten në axhendën e parlamentit”, u shpreh nder te tjera kreu i PD.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
