Neritan Sejamini: Ja nga kush u mund Ramiz Alia në zgjedhjet e 1991

Gazetari Neritan Sejamini, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se si Ramiz Alia u mund në zgjedhjet e vitit 1991 nga një inxhinier i panjohur.
“Protesta studentore thjesht i dha goditjen e fundit një regjimi që kishte falimentuar, ishte i mbaruar. Por, elita politike që mori përsipër të ndërtonte pluralizmin, ishte elita politike e komunizmit. Ishte e paformuar, nuk kishte aftësi për të ndërtuar një botë të re që as nuk e kishte parë dhe as nuk e kishte jetuar. Shqipëria ishte pa traditë demokratike dhe nisur nga izolimi dhe elita e papërgatitur, si dhe nga mungesa e kulturës politike, natyrisht që tranzicioni ynë do ishte me probleme”, tha fillimisht Sejamini.
“Tirana, Durrësi dhe Elbasani, qytetet e mëdha, reaguan dhe e përqafuan shumë shpejt ndryshimin. Dhe ngjarja më e shënuar e zgjedhjeve të para, në mars 1991, ishte që një inxhinier i panjohur, Mark Krroqi, mundi Ramiz Alinë në mes të Tiranës në votime”, tregoi më tej gazetari Neritan Sejamini.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


