"Ti i bën fresk Ramës"- Zyrtarja e FRPD debat me të riun e PS: Ja çojnë me mesazh ça do flisni nëpër studio

“Një pjesë e të rinjve, sidomos ata të angazhuar në Partinë Socialiste, nuk e kanë guximin dhe forcën që ta gëzojnë këtë 8 dhjetor”.
Kështu u shpreh Desada Xhetani, zv.kryetare e FRPDSH, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaratë që shkaktoi debat me njërin prej të rinjve të Partisë Socialiste, Gjergji Ogreni.
Ai u përgjigj: “8 dhjetori është Dita e Rinisë, nuk është dita e një partie të caktuar. Përmende pak më parë që kryeministri nuk na lejon të flasim e gjithë këto gjërat me radhë. Unë jam këtu për shembull...”.
“Ju lejon që të flisni, por jo që të flisni atë që mendoni. Ju flisni atë që ju thonë dhe që ju shkruajnë me mesazhe. Ne e dimë shumë mirë se si funksionon. I kemi parë edhe të rinjtë e Partisë Socialiste se si dalin dhe flasin nëpër fjalime të ndryshme politike dhe kemi parë që gjatë gjithë kohës i bëjnë fresk kryeministrit”, ia ktheu Xhetani.
Ogreni theksoi se të rinjtë e PS-së nuk kanë asnjë lloj censure.
“Ne si të rinj, e para, s'kemi asnjë lloj censure ose një udhëzim të caktuar se si duhet të flasim apo çfarë të flasim. Akademia Politike ka qenë një nga iniciativat patjetër të Kryeministrit dhe të gjithë ne aty që jemi përzgjedhur kemi kaluar disa etapa. Nuk është se thjesht rastësisht vijmë nga strukturat. Një pjesë e jona s'ka pasur fare lidhje me Partinë Socialiste. Një pjesë e jona sot janë në profesionet e tyre përkatëse, ndoshta pjesë e qeverisë”, u shpreh Ogreni.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





