“Partitë tona janë kthyer në mallkim e kërcënim” Krasniqi: Parlamenti i parë pluralist ka qenë part time për deputetët

8 Dhjetor 2025, 21:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Partitë tona janë kthyer në mallkim e

“Parlamenti i parë pluralist në Shqipëri ka qenë part time për deputetët”. Kështu u shpreh analisti Afrim Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke sjellë detaje mbi vitet e para të tranzicionit. Ai kujtoi se në parlamentin e parë pluralist shumë deputetë ishin mësues, mjekë ose punonjës të profesioneve të tjera, të cilët shkonin vetëm për disa orë në seancë dhe merrnin honorare. Sipas tij kuptimi i ndarjes së pushteteve erdhi shumë vonë në Shqipëri.

“Kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, e dini ju që parlamenti i parë ka qenë me parlament par time, vazhdonin punën ata mësues fizkulture, mjekë etj. Shkonin dy orë dhe merrnin honorarë në parlament. Parlamenti kontrollonte ekzekutivin dhe parlamenti punonte në ekzekutivi dhe ekzekutivi kishte detyrë që tu siguronte makinë deputetëve të rretheve për t’i sjellë në Tiranë dhe sërish në shtëpi. Kur e kuptuan që ka ndarje pushtetesh ishte shumë vonë. Kurse sot u ndamë në këtë pikë. Nuk është teza që kushdo është i lirë për të kontribuar”, u shpreh Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në këndvështrimin e tij, Krasniqi i sheh partitë politike në Shqipëri si prona private dhe kërcënim, në një kohë që duhet të ishin pasuri kombëtare dhe mbrojtëse të kauzave.

“Partitë tona janë kthyer në mallkim duhet të ishin pasuri, partitë tona janë kthyer në kërcënim, duhet të ishin bashkëpunëtore,  partitë tona janë kthyer në bunker, duhet të ishin avokate të kauzave qytetare. U mungon fjala parti dhe demokratizëm. Janë kthyer në prona private. Sistemi ynë është refuzues, denigrues e fyes për fëmijët tanë sot”.

 

Po ndodh...

ide