“Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit”, Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990

8 Dhjetor 2025, 21:42 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e

Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij.

“Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur, qoftë se vendet e tjera komuniste dilnin e hynin te njëri-tjetri dhe ishte vetëm.

Duhet të jemi, domethënë ta pranojmë, nuk na vjen keq, po ishte vetëm Shqipëria, nuk mund ta bënte ndryshe për mendimin tim, e vetmuar, e mbyllur, për herë të parë Shqipëria u bë as lindje as perëndim atë vit.

Pra, këto ngjarje që përmenda unë kanë diçka epike, domethënë realisht. Ato ditë janë të njerëzve të thjeshtë.

Lëvizja e dhjetorit kishte projektin e demokracisë dhe Ramizi nuk kishte nga t’ia mbante, por ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit, me kalimin e pushtetit prapë te njerëzit.

Alia ishte president që kishte përgjegjësi për vendin. Madje më kanë akuzuar radikalët e orës 25, që s’kanë qenë fare, se ky është i butë me Ramiz Alinë. Ai ishte përgjegjës për vendin. Ata kanë negociuar dhe negociatat nuk bëhen si në llogore. Shqipëria ka një pluraliëm të negociuar, por studentët e imponuan.

Ai e hodhi fatin e vet në karrocën e studentëve. Edhe në Poloni që ka patur 7 vjet rezistencë, pluralizmi lindi i negociuar”- tha Zogaj.

 

Po ndodh...

ide