“Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim”/ Gazetarja: 20 prej tyre për vrasje

8 Dhjetor 2025, 22:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në

Gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për rritjen shqetësuese të dhunës mes të miturve dhe mungesën e reagimit institucional për parandalimin e saj.

E ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ajo theksoi se incidentet mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe shpesh përfundojnë tragjikisht.

Sipas të dhënave që ajo bëri publike, në Institutin e të Miturve në Kavajë ndodhen aktualisht 120 të rinj në rehabilitim, prej të cilëve 20 janë dënuar për vrasje dhe 18 për plagosje.

“Kemi bërë intervista, fushata e sensibilizime shumë herë dhe i kemi rënë këmbanave të alarmit. Këtë detyrë që e bën media sikur ta bëjnë të gjithë do ishim në një situatë tjetër. Për të shkuar pastaj te sensibilizimi. Të gjithë bashkë mendohet që krijojnë atë murin për të mbrojtur fëmijën, por ky mur vetëm duket sepse në fakt nuk është.

Në Institutin e Kavajës kemi 120 fëmijë nga të cilët 20 janë për vrasje dhe 18 janë për plagosje. Ai institut punon që të zhdukë këta prototipat.

Kur bëra Exclusiven “Fëmijët tanë” kam marrë telefonata të jashtëzakonshme nga prindër të cilëve iu ishin plagosur fëmijët, një prej tyre kishte mbetur i paralizuar sepse ishte goditur me thikë.

Kur ndodhi vrasja e Canit. Një shoqe e largoi djalin nga shkolla sepse fëmija i saj po bullizohej. Dhe kjo është problem sepse bullizuesit nuk dënohen.

Ndodhën ngjarjet me doreza. Institucionet e caktuan edhe atë si armë të ftohtë sepse deri në atë moment mund të mbeteshe i dëmtuar nga goditjet me dorezë dhe ajo quhej rrahje.

Moda e sotme janë shkopinjtë e bejsbollit sepse ajo quhet rrahje, pra me pak fjalë i mbron disi ligji”, u shpreh Anila Hoxha.

 

Po ndodh...

ide