“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në Arabinë Saudite. Si pasojë janë shkaktuar dëme minimale materiale thotë The Washington Post duke cituar dy zyrtarë të njohur me çështjen.
“Qeveritë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, por nuk zbuluan nëse sulmi goditi edhe qendrën e spiunazhit amerikan. CIA nuk pranoi të komentojë”, thotë më tej Washington Post.
Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit për Washington Post, sulmi shkatërroi një pjesë të çatisë së ambasadës, duke shkaktuar dëme strukturore, ndërsa personeli vazhdon të jetë në strehimore.
Lidhur me stacionin e CIA-s, shkalla e dëmit nuk është bërë e qartë, ndërsa nuk ka indikacione se ndonjë personel i shërbimit sekret është plagosur. Ish-oficerë të CIA-s që kanë punuar në zonë thonë se humbja e stacionit shkakton një “përçarje”, por situata mund të zgjidhet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128