Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do t’i kushtojë Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbështetja ndaj Ukrainës dhe forcimi i mbrojtjes evropiane mbeten përparësitë kryesore të “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup shtetesh që po kërkon mënyra të reja për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për t’i dhënë fund luftës.
Në një deklaratë pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të vendeve evropiane, Von der Leyen foli për mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse përmes një skeme kredish që do të ndihmonte Ukrainën në rindërtim, por e cilësoi procesin si “çështje komplekse”.
“Propozimi për përdorimin e aseteve të ngrira ruse është kompleks, por ai do të rriste koston e luftës për Moskën,” – theksoi ajo.
Von der Leyen paralajmëroi se Rusia do të përballet me pasoja gjithnjë e më të rënda sa më shumë të zgjasë agresioni në Ukrainë.
“Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë,” – deklaroi presidentja e Komisionit.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian është më i bashkuar se kurrë përballë agresionit rus dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kievit me mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake.
“Lidhjet brenda Evropës janë më të forta se kurrë. Shtetet anëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën,” – nënvizoi Von der Leyen.
Deklaratat e saj vijnë në një moment kur BE-ja dhe aleatët perëndimorë po kërkojnë të zgjerojnë paketat e ndihmës për Ukrainën dhe të gjejnë mënyra ligjore për të përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë në mbështetje të viktimës së agresionit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
