Zgjedhjet në degët e PD, sipërmarrësi Fatmir Myrta rizgjidhet në krye te Njësia 5

2026-04-19 20:51:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet në degët e PD, sipërmarrësi Fatmir Myrta

Në rrugën drejt zgjedhjeve brenda PD të muajit maj si dhe riorganizimit për zgjedhjet vendore te vitit 2027, sot u zgjodh kreu i Degës 5 të PD. Ky proces rikonfirmoi sipërmarrësin e njohur të kryeqytetit, Fatmir Myrta. Sot nga ora 08.00 deri në 18.00 demokratët e njësisë më të madhe të Tiranës votuan për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë degën 5 për 4 vitet në vijim.

Fatmir Myrta njihet si një figurë me reputacion të fortë në strukturat e partisë që prin opozitën. Ai është rikonfirmuar me shumicë dërrmuese votash, kundrejt 2 garuesve të tjerë Artur Mahmutaj dhe Erion Dizdari.

Kështu kutive të votimit u janë drejtuar 530 demokratë me të drejtë vote, ku 72% e tyre kanë rikonfirmuar Fatmir Myrtën.

Happening now...

ideas