"50 million euros were wasted in the Llogara tunnel"/ DP MP: 260 million euros of the Qukës - Qafë Plloçë road ended in a landslide

Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo në fjalën e tij në Parlament tha se para për shqiptarët në nevojë nuk ka, por janë gjendur gjithmonë kur bëhet fjalë për afera korruptive, si tuneli i Llogarasë për rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Nga foltorja e Kuvendit, Bozdo tha se janë shpenzuar 400 mln euro për tre inceneratorë që nuk ekzistojnë, ndërsa “u përlanë 50 mln euro në tunelin e Llogarasë”.
Ai tha se edhe rruga Qukës-Qafë Plloçe që kushtoi 260 mln euro përfundoi duke u shkatërruar, pasi është jashtë çdo standardi.
“Paratë janë atje kur duhet dhe gjenden menjëherë kur duhet të ngriheshin tre inceneratorë që sot nuk ekzistojnë. Për këtë u gjetën 400 mln euro. Para për shqiptarët në nevojë nuk ka. Paratë gjenden kur 500 mln euro të financuara nga AKSHI përfundojnë në duart e krimit të organizuara. Para për shqiptarët nevojtare nuk ka. Janë aty kur për tunelin e Llogarasë 50 mln euro përlahen me një firmë të vetme, janë aty kur 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Pllocë përfundojnë me rrëshqitje dhe bllokim rruge jashtë cdo standardi sigurie”, tha Bozdo.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

