Lapaj para Kryeministrisë: Rama ka ndërtuar një sistem monstruoz

Adriatik Lapaj, ka vijuar edhe këtë të martë qëndrimin e tij para Kryeministrisë, ku ka reaguar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku dhe procesin në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë rast po vonohet, duke e cilësuar situatën si pasojë të ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, qeveria po pengon funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë, veçanërisht në momentin kur hetimet po prekin figura të rëndësishme politike.
“Kujtoni datën kur Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kujtoni sa ditë ka për të kuptuar se çfarë po bëjnë. Po zvarritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Këta përmes zvarritjes institucionale që po bëjnë po mundohen të shfrytëzojnë hapësirat e nenit të 118 të rregullores së Kuvendit.
Rilindja po synon që nëpërmjet zvarritjes dhe procedurave ligjore t’i ikin përgjegjësisë me procedurë. Ndaj po qëndrojmë këtu, ndaj e kemi thirrur protestën e 31 janarit në 6 pasdite
Është shumë e rëndësishme të organizohemi në shesh, se ata nuk ndalen së vjedhuri. I bëj thirrje çdo demokrati të ndershëm të jetë në shesh, sepse është e vetmja mënyrë për të krijuar një bashkim të madh, për ta vënë me shpatulla pas murit dhe të dorëhiqet.
Ju të gjithë e dini pavarësisht protestave që keni bërë në 13 vite nuk ia keni dalë dot për të mundur Edi Ramën. As ‘Shqipëria Bëhet’ nuk e mund dot Edi Ramën sepse ka ndërtuar një sistem monstruoz.
Qëllimi ynë është të gjejmë zgjidhje për korrupsionin, për të rinjtë që mos të largohen nga vendi. Të bëhemi të gjithë bashkë për ta imponuar Edi Ramën për të demokratizuar vendin”, theksoi Lapaj.
Happening now...
The revolution is over, Edi Rama continues calmly
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
