Shkoi i paftuar, Berisha i zë vendin Vokshit në Asamblenë Parlamentare të KE

2026-01-27 12:44:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Shkoi i paftuar, Berisha i zë vendin Vokshit në Asamblenë

Kreu i PD që ditën e djeshme ndodhet në Strasburg ku po mbahet mbledhja e Asamblesë së KE.

Pasi u shfaq në një podium bosh, paraditen e kësaj të marte ai ka marë pjesë në mbledhjen e asamblesë, por siç duket edhe nga foto, ai është ulur në vendin e Albana Vokshit, e cila është faktikisht pjesëtarja e vetme nga PD në delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, ashtu si raportoj dhe nxori dokumentin ditën e djeshme Alfapress.al.

Nuk dihet saktësisht se përse Sali Berisha krijon nga këto skena aspak serioze, por një gjë është e qartë: Ai ka nevojë deri në dëshpërim që tu tregojë militantëve të PD, se nuk është krejtësisht i izoluar nga ndërkombëtarët./Alfapress.al

LEXO EDHE:  Emrat e delegacionit zyrtar/ Berisha fshihet pas fustanit të Albana Vokshit, për t’u futur në Asamblenë e Këshillit të Europës!

Happening now...

ideas