Flutura Açka-Berishës: Na përjashtuat dhe i dhuruat Ramës 83 mandate. Nuk keni as moral, as ide politike

2026-03-27 11:30:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Flutura Açka-Berishës: Na përjashtuat dhe i dhuruat Ramës

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, të cilëve u ka kujtuar luftën e brendshme në parti dhe përjashtimin e një pjese të madhe të demokratëve, për shkak se mbështesnin Lulzim Bashën.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, sërish lidershipi i PD-së, po shkon t efjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë. Açka hedh akuza se drejtuesit aktualë të PD-së, i dhanë Ramës fitoren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Postimi i plotë:

Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!

Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:

- Që na penguat

- Që na luftuat

- Që na përjashtuat!

Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.

Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!

Çeta Përr-Përr

Happening now...

ideas