Vulosi fitoren e “dardanëve”, Hajrizi pas golit kundër Sllovakisë: Kënaqësi, me zemër për Kosovën
2026-03-27 13:34:32 / SPORT

Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi shënoi golin e katërt për Kosovën ndaj Sllovakisë dhe kontribuoi në arritjen historike. Hajrizi tha se Sllovakia është ekip i rrezikshëm, por ka theksuar se kjo u menaxhua.
“E kemi ditur që kundërshtari luan mirë në kundërsulme dhe i kemi stërvitur edhe goditjet standarde, por gjithsesi pranuam dy gola. Po luajmë me besim dhe kjo është fantastike. Sa herë që jam me Kosovën, mendoj të jap maksimumin tim.
Trajneri më ka dhënë besim, ashtu si në ndeshjen me Suedinë, dhe unë mundohem të jap 100 për qind nga vetja. Edhe nëse ndëshkohem, di ta menaxhoj situatën. Është një kënaqësi e madhe dhe jap gjithmonë maksimumin për shtetin tim”, tha Hajrizi.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Nga Adrian Thano
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
Nga Giovanni Bianconi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128