LAJM I FUNDIT/ Publikuan video me këngët e Komandantit dhe bluzat me Shqipëri Etnike, serbët LIROJNË nga burgu katër shqiptarët

2026-03-27 15:33:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

LAJM I FUNDIT/ Publikuan video me këngët e Komandantit dhe bluzat me

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se katër shqiptarët e ndaluar pak ditë më parë në Serbi do të lirohen dhe do të hetohen në gjendje të lirë, pas vendimit të Gjykatës.

Sipas këtij vendimi, ata nuk do të qëndrojnë më në paraburgim, ndërsa procedurat hetimore ndaj tyre do të vijojnë pa masë ndalimi.

“Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i Gjykatës”, shkruan Taulant Balla.

Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë në Serbi, ku autoritetet policore arrestuan katër shtetas shqiptarë me inicialet A.S. (37 vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç). Ata u akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, një prej të ndaluarve kishte publikuar në rrjetin social Facebook një video ku shfaqej së bashku me personat e tjerë, ndërsa udhëtonin me një automjet dhe ekspozonin simbole kombëtare shqiptare. Në pamjet që qarkulluan në media ata shiheshin duke kënduar këngë me motive patriotike dhe duke mbajtur veshje me simbole kuqezi, çka solli dhe arrestimin e tyre nga autoritetet serbe.

Happening now...

ideas