Lëvizjet e shtetasve/ Marsi shënon një rritje të ndjeshme të të huajve që kanë hyrë në territorin shqiptar

2026-04-24 22:42:18 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Lëvizjet e shtetasve/ Marsi shënon një rritje të ndjeshme

Marsi ka shënuar një rritje të ndjeshme të të huajve që kanë hyrë në territorin shqiptar. Sipas INSTAT ishin 609 mijë turistë, 10 për qind më shumë se një vit më parë, që vizituan qytete të ndryshme apo dhe që takuan të afërm apo zhvilluan vizita mjekësore.

Në total në tre muajt e parë të vitit numri i turistëve preku  1.677. mijë shtetas ccka tregon se turizmi do të jetë sërisht në rritje pavarësisht krizës në lindjen e mesme

Rritje kanë njohur edhe vizitorët nga afrika, ndonëse me shifra ende të ulëta. Të ardhurit nga amerika arritën në 13 mijë në mars. Megjithatë turistët evropian janë atë që mbizotërojnë me 576 mijë të tillë e ku 90 për qind vijnë nga zona jugore.

Por edhe shqiptarët kanë lëvizur më shumë. Raportohet se janë gati 2 milionë që kanë dalë nga territori për të vizituar shtete të tjera dhe po aq të kthyer në atdhe.

Nga ana tjetër operatorët turistik shtojnë se flukset në rritje do të jenë edhe në muajt prill -maj qershor. Më tej ata theksojnë se korriku dhe gushti do të shënojnë sërish rekorde duke u bazuar dhe nga prenotimet në hoteleri apo përmes platformave booking dhe airbnb.

Happening now...