Trauma Hospital doctor dies at a young age, colleagues send heartfelt message: Your values ​​Arlinda will always remain a part of us

2026-01-20 16:03:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trauma Hospital doctor dies at a young age, colleagues send heartfelt message:

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të marte nga Spitali Universitar i Traumës. Mjekja psikiatre, Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, kolegët dhe miqtë e saj.

Prej më shumë se një dekade, doktoresha shërbeu me përkushtim, profesionalizëm, në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake.

Kontributi i saj në kujdesin ndaj pacientëve, si dhe roli i saj në bashkëpunim me kolegët e shumtë që kishte, u vlerësuan gjithmonë nga të gjithë ata që patën fatin të njihnin dhe të punonin me të.

Humbja e saj krejt papritur përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e bluzave të bardha dhe institucionin ku ajo shërbeu me përkushtim ndër vite.  Ashtu sikurse thuhet ndër rreshta në këtë njoftim të hidhur të SUT-së, ajo do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, humanizmin dhe përkushtimin e palodhur ndaj detyrës.

“Spitali Universitar i Traumës shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes psikiatre Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, e cila u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prej 10 vitesh, Dr. Arlinda Tomcini shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbimin ndaj pacientëve dhe në punën ekipore me kolegët e saj.

Humbja e saj është e madhe për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për institucionin tonë. Në këto momente dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve.

Kujtimi dhe vlerat njerëzore e profesionale të Dr. Arlinda Tomçini me gradën Kapitene, do të mbeten gjithmonë pjesë e Spitalit Universitar të Traumës”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Happening now...

ideas