Izraeli liron rreth 2 000 të burgosur palestinezë

Gati 2.000 të burgosur palestinezë u liruan sot nga burgjet izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Zyra e Medias për të Burgosurit, e drejtuar nga Hamasi, bëri të ditur se autobusët që transportonin të burgosurit e liruar nga burgu Ofer, në perëndim të Ramallahut, mbërritën në qytetin Beitunia në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Agjencia zyrtare e lajmeve “Wafa” konfirmoi se 96 të burgosur që po vuanin dënime të gjata kanë mbërritur në qytet me dy autobusë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).
Zyra e Medias për të Burgosurit tha gjithashtu se 154 të burgosur të liruar u deportuan në Egjipt sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas njoftimit, autobusët që transportonin më shumë se 1.700 të burgosur të liruar nga burgu Negev në jug të Izraelit mbërritën në Rripin e Gazës.
“Në bazë të marrëveshjes aktuale, janë liruar 250 të burgosur që po vuanin dënime të përjetshme ose të gjata, si dhe 1.718 të arrestuar nga Gaza pas 7 tetorit 2023”, thuhet në deklaratën e zyrës.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit, nga ana e tij, konfirmoi se 1.968 të burgosur palestinezë janë liruar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Sipas një gazetari të Anadolus, grupi i parë i të liruarve mbërriti në Kompleksin Mjekësor “Nasser” në Khan Younis, në jug të Gazës, për kontrolle mjekësore.
Mijëra palestinezë u mblodhën për të mirëpritur të burgosurit e liruar, me qindra që u grumbulluan në oborret e spitalit, ndërsa të tjerë prisnin jashtë për mbërritjen e tyre.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

