Trajneri i Egnatias i lumtur: Jemi në formë, në pjesën e dytë u përmirësuam

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Bylisit.
“Mendoj se frikë nuk kishim, por Bylis u hodh i gjithi në sulm në fund dhe kishte mundësi me anë të Guindos dhe Melon. Por prap mendoj se jemi të lumtur nga ndeshja. Pjesën e parë kishim mundësitë tona, por pa mundur të shënonim. Lojtarët ishin aty para portës, rrjedhshmëri të lojës kishte.
Pakënaqësi për sot? Problematika që kishim në pjesën e parë, çunat e bënë në pjesën e dytë. Pasi Bylis ishte me 5 në vijë në mbrojtje dhe ishte e pamundur të depërtoje. Është mënyra e golit e Lushkjës me Bakayoko që bënë pasimin. Deri tek momenti i golit mendoj se në pjesën e parë asgjë nuk e kemi bërë.
Mund të tërhiqet dhe Lushkja pas? Tek 4-2-4 Lushkja ka detyra lart, po shkon mirë dhe po shënon ose është përpara portës. Në këtë mënyrë nuk kam pse rrezikoj poshtë dhe të zbres poshtë një lojtar kaq efikas lart. Besojmë se jemi në formën optimale? Mendoj se është forma e mirë dhe automatizimi tek 4-3-3 i skuadrës. Por nuk mendoj se kjo është forma më e mirë. Gjithësecili e ka në kokë se çfarë kërkohet”, është shprehur Edlir Tetova.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
