Epokë e re për merkaton, FIFA “pasuron” futbollistët dhe i jep më shumë mundësi për t’u larguar nga klubet

FIFA ka miratuar ndryshime të rëndësishme në rregulloren e transferimeve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027.
Pas dy vitesh negociatash me sindikatën e futbollistëve FIFPro, ligat dhe klubet europiane, organi qeverisës i futbollit ka vendosur rregulla të reja që prekin drejtpërdrejt lojtarët dhe klubet.
Një nga risitë kryesore është se futbollistët do të përfitojnë 5% të vlerës së transferimit të tyre, një praktikë që deri tani zbatohej vetëm në disa vende, si Spanja.
Gjithashtu, klauzolat e largimit do të bëhen të detyrueshme në kontratat mes lojtarëve dhe klubeve në mbarë botën, duke lehtësuar lëvizjen e futbollistëve.
Ndryshimet parashikojnë edhe kontrata deri në pesë vite për lojtarët nën 18 vjeç, në kushte të caktuara, si dhe krijimin e një Platforme Globale Dialogu mes FIFA-s, FIFPro-s, ligave dhe klubeve për të diskutuar çështje që lidhen me transferimet, mirëqenien e lojtarëve dhe të drejtat e tyre.
Marrëveshja sjell gjithashtu tërheqjen e padive të ngritura nga FIFPro kundër FIFA-s, duke i hapur rrugë një epoke të re në rregullimin e tregut të transferimeve në futbollin botëror.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128