“Nuk largohemi, por do të luftojmë për Atdheun”/ E reja sfidë Ramës: Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri, eja në shesh nëse je burrë!

10 Qershor 2026, 20:14 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk largohemi, por do të luftojmë për Atdheun”/ E

Një e re pjesëmarrëse në protestën kombëtare që po mbahet para Kryeministrisë ka përcjellë një mesazh emocional nga podiumi, duke deklaruar se brezi i saj nuk ka ndërmend të largohet nga vendi, por të luftojë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fjalën e saj, ajo tha se prej vitesh ka dëgjuar deklarata pesimiste se Shqipëria nuk mund të ndryshojë, por sipas saj, është pikërisht rinia ajo që do të sjellë transformimin e vendit.

“Kam 18 vite që dëgjoj se Shqipëria nuk bëhet, por do të bëhet, sepse për të do të luftojmë ne, brezi i ri. Nuk do të ikim, por do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë bota”, u shpreh ajo para protestuesve.

E reja iu drejtua gjithashtu kryeministrit Edi Rama duke e sfiduar të përballet me qytetarët në shesh dhe të dëgjojë nga afër zërin e protestës.

“Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri, por eja në shesh nëse je burrë.
Mami dhe babi im janë detyruar të më lënë të rritem tek gjyshërit që të punojnë, sot jam në protestë për ta dhe gjyshërit e mi, për bashkëmoshatarët e mi. Bashkë do t’ia dalim. Rama në burg, Berisha në burg”, ka përfunduar ajo.

Po ndodh...

ide