Mikrofoni i protestës

Po të shohësh zhvillimet e këtyre ditëve nga Protesta e madhe shqiptare kundër estabilishmentit, politik-financiar-mediatik, të krijohet përshtypja se e vetmja betejë që zhvillohet aty në shesh është ajo për mikrofonin.
Në fakt është e vërtetë që një grup njerëzish brenda një rrethimi te shkallët e kryeministrisë dhe të tjerë që e mbajnë të rrethuar këtë rrethim, po përleshen si hiena për posedimin dhe menaxhimin e mikrofonit.
Lufta për Mikrofonin, herë zbutet dhe herë të tjera shpërthen hapur. Flitet për ramistë, berishistë, ish-mjaftistë e sorosistë, lapistë, arlindqorist etj, etj, të cilët në mënyrë të njëkohshme, edhe i vërsulen mikrofonit që ta kapin, edhe përleshen që ta ruajnë Mikrofonin nga njëri- tjetri.
Të gjithë këta, edhe kur duan ta kapin edhe kur e ruajnë Mikrofonin, thonë se e bëjnë për interes të Protestës. Lajm i mirë është se brenda menaxhuesve dhe rrethuesve të Mikrofonit, ka ende njerëz që vërtet duan që mikrofoni të jetë vetëm në funksion të kauzës, (Tashmë të vetme), të protestës: Dorëheqje e Ramës dhe pas kësaj nisja e një procesi shoqëror-politik dhe legjislativ që ndryshon rregullat e kastës së korruptur, e cila nëse kërkon të vazhdojë të qëndrojë dhe nuk është "lodhur" për 35 vite, duhet ti bëjë veting vetes, para drejtësisë. Mbrëmë në darkë, (Dita 10), ndodhi diçka kuptimplotë me Mikrofonin.
Rreth orës së zakonshme kur mbyllen fjalimet, një nga menaxhuesit e mikrofonit, e kapi atë dhe deklaroi se fjalimet konsiderohen të mbyllura dhe radhën pas mikrofonit, e ka marshimi i Protestës. Madje theksoi, se ky është momenti më i shumëpritur nga Protesta. Dhe Protesta vërtet u ngazëllua dhe e përshëndetën vendimin. Por çfarë ndodhi?
Grupet që luftojnë për ta kapur dhe për ta mbrojtur njëkohësisht mikrofonin e shkretë, nuk kishin konsensus që Protesta të niste marshimin.
Nuk e di cili ishte grupi që fitoi, se është idiotësi të të interesoj, (Do ta shpjegoj pak më poshtë pse), por papritur nisën sërish fjalimet, përkundër dëshirës dhe ritualit të zakonshëm të Protestës. Kjo ishte pika kulmore që tregoi se Mikrofoni për ata që e synojnë dhe mbrojnë me çdo kusht, ka një rëndësi jetike! Po pse gjithë ky epsh për Mikrofinin, kur po të jesh brenda Protestës, Mikrofoni gati nuk përfillet.
Ata flasin, dëgjon rrethi i parë, ja deri në 50 metra larg, ndërkohë Protesta vazhdon për "qejf" të saj: Jep dorëheqjen, Rama-Berisha shkoni në burg, (Para Drejtësisë), nuk keni shpëtim, Shqipëria e shqiptarëve! Kjo "çudi", pra epshi dhe lufta për të pasur Mikrofonin me çdo kusht, lidhet pikërisht me një nga arsye thelbësore, e cila e ka krijuar dhe zmadhon çdo ditë Protestën. Ndërkohë që kjo protestë ka thyer dhe hedhur në plehra çdo manual dhe matricë të protestave të korifejve të tranzicionit, Rama&Berisha, ata që kanë rrethuar mikrofonin, kujtojnë se manualet e tyre janë efektivë. Deri para kësaj Proteste, Mikrofoni ka qenë magjik.
Mikrofonmbajtësi në mos shihej me adhurim, e sigurt ishte që pas mikrofonmbajtjes, do bëhej dikush në parti apo qeverisje. Diç është ky, se kot nuk ja kanë dhënë mikrofoni-pëshpërisnin. Sipas asaj që janë mësuar-detyruar, kush kap mikrofonin, kontrollon dhe drejton Protestën. Kush posedon Mikrofonin më shumë, automatikisht është edhe Lideri. Sa më gjatë ta mbash mikrofoni në gojë, (Sipas modelit kundër të cilit është ngritur Protesta), aq më "popullor" bëhesh.
Sa më gjatë ta mbash në gojë, aq më të mëdha i ke shanset të futesh në rrethin e afërt të Liderit, të cilët njëkohësisht kujdesen që askush mos ketë lidhje me mikrofonin, më shumë se ata vetë. Shihni gjatë këtyre dekadave, Ramën dhe Berishën. Ju mbeti mikrofoni gjithë ditën në gojë.
Me rastin e Protestës, ka mundësi po e mbajnë edhe në krevat. Ndaj e këshillojnë Protestën të nxjerr urgjentisht Liderë. Pra jepjani mikrofonin vetëm 4-5 vetave, populli në bulevard ti mitizojë ata dhe më pas Rama&Berisha të kenë me kë të "negociojnë", ashtu siç dinë vetëm ata; Pazar.
Këto janë arsyet pse hienat i janë lëshuar Mikrofonit të kësaj Proteste. Por faktikisht Mikrofoni i kësaj Proteste, ka zero efekt për ta përpunuar, përçarë apo përvetësuar atë.
Dhe kjo tashmë është vërtetuar. I dëgjojnë, i respektojnë dhe kur del ndonjëri dhe prek zemrekun e saj, e duartrokasin si një trup. Vlerën e vërtetë të Mikrofonit e tregon fakti që kur Protesta nis marshimin dhe "pushton" Tiranën, ajo bëhet më e madhe, më entuziaste dhe më e qartë në atë që kërkon.
Por çuditërish këmbëngulin, sepse modeli që dinë në këto 35 vite, nuk ju korespondin me këtë të kësaj Proteste, që ka mrekulluar edhe botën. Sipas modelit të kastës së vjetër, prapa një proteste (Edhe kur shpallet nga shoqëria civile), duhet të ketë patjetër një parti. Protestuesit për partinë që organizon protestën janë popull i zhgënjyer, kurse për kundërshtarin politik, as që diskutohet që janë të paguar. Ndaj si përfundim mos u investoni më kaq shumë për të kapur dhe ruajtur Mikrofonin, por kthejeni kokën nga Protesta, sepse çdo ditë e më shumë po shfaqeni si një masë e huaj për të.
Nëse nuk e kuptoni shpejt që se Mikrofoni i kësaj Proteste nuk është si mikrofoni i Ramës dhe Berishës, rrezikon që tu mbetet në dorë e gojë, vetëm për epshin e partive të vjetra. Larg qoftë, tu mbetet në ndonjë vend tjetër!
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128