Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta ka hyrë tashmë në javën e dytë dhe ka kaluar testin e parë. Përveç masivitetit, qytetarisë dhe entuzjazmit, ajo ka treguar edhe qendrueshmërinë dhe vendosmërinë e qytetarëve që tashmë nuk e pranojnë më sistemin Rama-Berisha.
Por siç ka ndodhur edhe herë të tjera, si psh. me protestën e studentëve, tashmë hijenat po i sillen rrotull asaj për tia zënë frymën e për ta keqorientuar.
I pari Rama, po përpiqet ta sulmojë e linçojë atë, pasi e pa që nuk ia doli dot me miklime. Ai u detyrua tashmë të nxjerrë fytyrën e vërtetë, përtej maskës së kodoshit që e ka marrë gjithçka me të qeshur. Në fakt ai nuk po e fsheh dot se është i tronditur nga delegjitimimi që qytetaria e Tiranës i ka bërë.
Nga ana tjetër Berisha, pasi doli kundër protestës dhe pro projektit të Ramës, pasi i lëshoi falangat e tij të sulmojnë protestuesit shpejt e kuptoi se kjo ishte vetvrasje dhe tani po mundohet me paturpësi të bëjë sikur është në anën e tyre. Përveç kësaj ai i ka urdhëruar njerëzit e tij të dalin në shesh në përpjekje të dështuar për ta kapur, apo edhe keqorientuar atë.
Por nuk mjaftojnë këta. Larot e të dyja palëve në studiot televizive kanë filluar të shprehin pakënaqësitë e para duke demotivuar opinionin dhe keqorientuar protestuesit me pretendime pa lidhje e kërkesa idiote me qiqra në hell. Dikush kërkon që protesta të radikalizohet, dikush tjetër që ajo të sillet si një formacion politik i strukturuar dhe disiplinuar, dikush tjetër ankohet pse ajo nuk ka përfaqësim, nuk prodhon mendim politik, nuk nxjerr platforma apo manifeste për të komunikuar qendrime të komplikuara politike, e tërci e vërci.
Protesta nuk është një parti politike. Ajo është një shprehje e drejtpërdrejtë e indinjatës së popullit ndaj klasës politike ekzistuese dhe nuk mund të kërkosh prej saj më shumë sesa ajo çfarë po bën. Ajo është një formë shprehjeje e drejtpërdrejt e vullnetit të shoqërisë, e cila përmes revoltës përcjell pakënaqësinë ndaj atyre që udhëheqin. Nuk mund të kërkosh prej saj aksione dhe angazhime të formalizuara që nuk i përkasin. Për këtë arsye ajo vetëm duhet të mbështetet dhe është pa kuptim që ajo të kritikohet.
Njerëzit që vijnë në atë protestë janë të ndryshëm. Disa janë të majtë, disa të djathtë, disa pa anë fare. Ata i mbledh dhe bashkon vetë një gjë, revolta kundër atyre që na vjedhin për 35 vjet. Këtu qendron forca, fuqia, bukuria dhe legjitimiteti i saj. Kushdo që kërkon që ajo të prodhojë atë çfarë nuk mundet, nuk bën gjë tjetër vetëm se e shtyn atë në rrugë të gabuara, rejt dështimit. Kërkesa të tilla pa sens synojnë vetëm ta përçajnë, ta dobësojnë e ta pakësojë atë në numër, në mënyrë që ajo të shkojë drejt shuarjes.
Protesta realisht është sot e rrezikshme për establishmentin ekzistues. Ajo ka një fuqi për ta shpërthyer digën e kësaj qeverie vetëm në saj të një force të madhe që ajo tashmë e ka: qendrueshmërinë. Ajo tashmë po hyn në fazën e rezistencës, e cila është prova më e rëndësishme për ta çuar drejt fitores. Beteja midis protestuesve dhe qeverisë tani është kush reziston më gjatë. Humbet ai që lodhet i pari.
Nëse protesta këmbëngul deri në fund, nuk ka qeveri që i reziston pasi asnjë qeveri nuk mund të përballet me një problem kaq të madh në një afat të gjatë kohor. Gjithçka duket rrugë të mbarë. Mrekullia ka ndodhur dhe duhet vetëm të mbrohet për të vijuar me këmbëngulje deri në fund.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128