"Na i kanë futur xixat të zihemi"/ Rama: Bota mat zhvillimin me investime të huaja, ndërsa Shqipëria matet me se sa rezistojnë përballë tyre

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale, në lidhje me protesat kundër Zvërnecit të cilat kanë përfshirë vendin prej 10 ditësh. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se Greqia vijon të tërheqë me sukses investime të huaja.
Rama tha se Shqipëria nuk mund t'i mbyll rrugët për kapitalin e madh, tani që ato po vijnë drejt saj. Sipas tij, e gjithë bota po zhvillon ekonominë dhe turizmin duke u matur sa investime të huaja tërheq, ndërsa Shqipëria matet se sa rezistojnë përballë tyre.
GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…
PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!
PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!
KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR.
Ja përmbajtja e artikullit: Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.
Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.
Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.
Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.
Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128