Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
10 Qershor 2026, 21:04 / AKTUALITET

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Fillimisht qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.
Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin e klasës politike, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:
-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128